Të gjithë smartfonët aktual të avancuar duken shumë mirë, por duhet të pranojmë se ata nuk janë edhe aq rezistentë ndaj rënies dhe gërvishtjes.
Për ata të cilët janë duke kërkuar një smartfon të avancuar që duket i mirë, por më shumë i qëndrueshëm, atëherë duhet të zgjedhin një smartfon nga seria e Samsungut, Galaxy Active, transmeton Koha.net.
Kjo seri është gati për t’u përditësuar me anëtarin më të ri në familje, Galaxy S8 Active.
Me emrin kodues Cruiser, ky smartfon është shfaqur në uebfaqen User Agent String me numër kodues SM-G892A.
Detajet më të hollësishme në lidhje me këtë smartfon të kësaj serie ende nuk janë zbuluar, por, siç raporton Next Power Up, ai do të duhej të lansohej gjatë kësaj vere.
Të kujtojmë, seria Galaxy Active është e njohur për qëndrueshmërinë dhe rezistencën ndaj rënieve apo gërvishtjeve.
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Mbrojtja e të dhënave tuaja: Si të qëndroni të sigurtë në një botë të lidhur me Galaxy S26 Ultra
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium