Kohëve të fundit është duke u përfolur shumë në lidhje me smartfonin e ardhshëm të avancuar të kompanisë OnePlus, 5.
Tani, në internet ka rrjedhur një fotografi e cila tregon se si duket smartfoni i ri OnePlus 5 dhe që njëkohësisht konfirmon disa nga specifikat e tij për të cilat është përfolur, transmeton Koha.net.
Lexoni edhe:
OnePlus 5 vjen me kamerë kryesore 23 MP dhe bateri të fuqishme
Siç mund të shohim nga fotografia, konfirmohet se OnePlus 5 do të vijë me kamerën e dyfishtë në pjesën e pasme ndërsa pjesa e përparme tregon se ky smartfon i ri do të vijë edhe me butonin “Home” brenda të cilit është i vendosur edhe sensori për gishtërinj.

Gjithashtu, së fundmi OnePlus ka konfirmuar se OnePlus 5 do të vijë me procesor të Qualcommit, Snapdragon 835, por sa i përket specifikave të tjera mbetet të presim deri në verë të këtij viti kur të lansohet ky smartfon i ri.
Lexoni edhe: