Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

OnePlus 5 vjen me kamerë kryesore 23 MP dhe bateri të fuqishme

Që kur kemi dëgjuar për herë të parë për smartfonin e ardhshëm të avancuar të kompanisë OnePlus, është spekuluar se ai do të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë.

Megjithatë, duket se ka ndodhur një ndryshim i vogël, transmeton Koha.net. Në vend të kamerës kryesore të dyfishtë, sipas specifikave që janë shfaqur tani, OnePlus 5 do të vijë me një kamerë kryesore prej 23 megapikselë dhe një të përparme prej 16 megapikselë.

Gjithashtu, sipas raportit të ri, OnePlus 5 pritet të vijë me një bateri të fuqishme prej 4 mijë mAh, në vend të asaj që është spekuluar – 3,600 mAh.

Sa i përket specifikave të tjera, sipas raportit të ri, smartfoni i ri pritet të vijë me ekran 5.5-inç me rezolucion Quad HD, procesor Snapdragon 835, 8 gigabajt RAM memorie dhe 64 gigabajt memorie të brendshme e cila mund të zgjerohet përmes kartelës microSD.

OnePlus, po ashtu, gjatë kësaj jave ka njoftuar se smartfonin e saj të ri të avancuar do ta lansojë këtë verë.

Image