Tech

Shfaqet dizajni i ekranit të iPhone 8

Të gjithë fansat e Applet janë duke pritur me padurim se çfarë do të sjellë ajo këtë vit.

Tre iPhonët e rinj janë duke u punuar dhe njëri nga ta është top modeli – iPhone 8, transmeton Koha.net. Deri më tani kanë rrjedhur shumë spekulime, por sot në internet ka rrjedhur një fotografi e cila shfaq dizajnin e këtij top modeli.

Sipas fotografisë së rrjedhur sot, mund të shohim se iPhone i ri, 8, do të ketë ekran pothuajse pa skajet. Mbrojtësi i ekranit tani është në dispozicion për para-porositje për 28.49 euro dhe “përfshin mbrojtje të plotë të ekranit, nga skaji në skaj, për telefonat me ngjyrë të zezë”.

Ndoshta pjesa më interesante është sensori i integruar Touch ID, sepse Samsung ka dështuar që ky sensor të jetë pjesë e serisë Galaxy S8.

Image