Telefoni i ardhshëm i avancuar i HTC-së, U 11, pritet të prezantohet më 16 maj, dhe tani ai është shfaqur në uebfaqen e njohur GeekBench.
Më herët është raportuar se HTC U 11 do të vijë me procesor Snapdragon 835 dhe do të punojë me sistemin operativ Android 7.1.1, transmeton Koha.net. Ndërsa GeekBench zbulon se ky telefon mund të vijë me 4 gigabajt RAM memorie.
Gjithashtu, edhe sipas kësaj uebfaqe, HTC U 11 do të vijë me procesor 1.90 GHz Snapdragon 835 me tetë bërthama, por ky telefon duket se ende nuk është në formë finale kështu që mbetet të presim të zbulojmë deri në ditën e prezantimit se çfarë do të jetë ky telefon në realitet.

Artikuj të ngjashëm
-
Më në fund lansohet iPhone i ri: gjithçka që duhet të dini
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë