Themeluesi i Snapchatit, Evan Spiegel, ka thënë se ajo që synon të arrijë Facebooku me metaverse është hipotetike dhe e paqartë.
Spiegel ka thënë se kompania e tij është në pozita shumë të favorshme për zhvillimin dhe orientimin e teknologjisë së dekadës së ardhshme falë shërbimeve që aktualisht i ofron dhe përdoren nga miliona njerëz në mbarë botën, shkruan Bloomberg.
Me 332 milionë përdorues aktivë dhe vlerë tregu prej 46.95 miliardë dollarë, Snapchati është kompani më e madhe se Twitteri, por nuk e ka vëmendjen e njëjtë.
Spiegel ka thënë se 90 për qind e përdoruesve të Snapchatit ndihen rehat, të lumtur dhe të lidhur me njeri-tjetrin. Ai shtoi se është platforma më e lumtur në botë krahasuar me aplikacionet e tjera.
-
Snapchati shënon ngritjen më të madhe të përdoruesve
-
Zbehet entuziazmi për Threadsin, por përdoruesit po i rikthehen aplikacionit
-
10 milionë përdorues që në orët e para të lansimit të rivalit të Twitterit
-
Një e katërta e popullsisë së botës ishte në Facebook në dhjetor
-
Snapchatit i shtohen të ardhurat nga reklamat