Qeveria amerikane po ndihmon kompaninë e hapësirës ajrore, SpaceX të Elon Muskut, që të financojë dhe të dërgojë mijëra terminale satelitore interneti për qeverinë ukrainase, si mbrojtje të mundshme në rast të ndërhyrjes nga Rusia.
Agjencia e SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka njoftuar të martën se i ka dorëzuar qeverisë së Ukrainës 5,000 terminale Starlink, raportoi CNN-i.
Starlink është shërbimi i internetit satelitor i SpaceX, i cili lejon përdoruesit në rajone të largëta ose të shkatërruara nga lufta të kenë qasje në internet nëpërmjet antenave.
“Terminalet do të lejojnë zyrtarët publikë dhe ofruesit e shërbimeve kritike për qytetarët që të vazhdojnë të komunikojnë brenda Ukrainës dhe me botën e jashtme, edhe nëse agresioni brutal i Putinit ndërpret lidhjet e infrastrukturës së komunikimit me fibra optike ose celulare të Ukrainës”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga USAID-i.
-
Elon Musk do t'u japë fund ndihmave për Ukrainën
-
Ndihma e Elon Muskut në luftën kundër Rusisë, mbi 14 mijë terminale “Starlink” në Ukrainë
-
Ukraina nderon Elon Muskun me Urdhrin e Lirisë
-
SHBA-ja mund t’ia ndalojë qasjen në "Starlink" Ukrainës, nëse ajo nuk ia jep mineralet
-
Musk konfirmon funksionalizimin e Starlink-ut në Kosovë - çfarë do të thotë kjo?