Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

SHBA-ja investon në teknologji për qasje të qytetarëve rusë në mediat perëndimore

Qeveria amerikane ka nisur me financime të reja në tri kompani teknologjike në mënyrë që të ndihmohen qytetarët rusë të shmangin censurën dhe të kenë qasje në mediat perëndimore për të qenë në dijeni për luftën që po zhvillohet në Ukrainë, raportoi të mërkurën Reuters.

Ky financim është fokusuar në kompanitë: nthLink, Psiphon dhe Lantern, të cilat janë krijuar për të mbështetur përdoruesit rusë për të mos mbetur në terr informativ sa i përket situatës së krijuar si pasojë e luftës së nisur në Ukrainë më 24 shkurt nga Rusia.

Këto aplikacione do t’u ndihmojnë përdoruesve të fshehin identitetin dhe të ndryshojnë vendndodhjen e tyre në internet, në mënyrë që të shmanget censura e qeverisë ruse.

Kremlini ka hedhur poshtë akuzat për censurë në internet.

"Ne nuk e censurojmë internetin. Rusia rregullon disa burime të internetit, si shumë vende të tjera në botë”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Ministria e Jashtme ruse.

Martin Zhu, drejtor i inxhinierisë në nthLink, ka thënë se përdoruesit e përditshëm të këtij aplikacioni në Rusi janë rritur së fundmi.

Edhe SHBA-ja vendos një sërë masash ndaj Rusisë për ndërhyrje në zgjedhjet e 5 nëntorit Botë SHBA-ja vendos një sërë masash ndaj Rusisë për ndërhyrje në zgjedhjet e 5 nëntorit

"Ka shumë njerëz në Rusi që nuk i besojnë Putinit dhe mediave qeveritare", ka thënë ai.

Zhu ka thënë se kompania e tij do të kishte vështirësi të operonte brenda Rusisë pa mbështetje financiare nga qeveria amerikane.