Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Sharp e patenton telefonin e palosshëm për gaming

Çdo kompani ka nevojë për të paktën një patentë për telefon të palosshëm, ndërsa më i riu në mesin e tyre është zbuluar për pajisjen e kompanisë Sharp. Informatat për patentën e sjell sajti LetsgoDigital dhe e tregon zgjidhjen unike të Sharpit për një telefon të tillë, raporton LetsGoDigital.

Sharp e kishte paraqitur kërkesën për patentë tek organizata USPTO në vitin 2017, me emërtimin "pajisje elektronike që mbahet në dorë". Dizajni për patentë u publikua më 2 prill të këtij viti, dhe e paraqet një telefon fleksibil dhe të palosshëm me dy sipërfaqe kontrolli nën ekran (zonat me rrathë). Kjo sugjeron kontrolle për gejming me ndihmën e funksioneve të ndjeshme ndaj prekjes dhe presionit.

Image

Telefoni e ka një ekran jashtëzakonisht të gjerë me një dizajn të shtëpizës me dy pjesë, ndërsa segmenti për lakim mund të përdoret për mbajtje më të lehtë të pajisjes, shkruan KOHA Ditore.

Kompania Sharp nuk është veçanërisht e njohur në fushën e telefonave, por ekranet fleksibile do të mund t’ia mundësojnë kompanisë që të depërtojë në tregun e pajisjeve mobile, veçanërisht nëse bëhet fjalë për modele unike me funksione unike.