LG dhe Samsungu po vazhdojnë ta mbajnë një rivalitet të ashpër në një varg segmentesh të tregut, gjë që nuk është për t'u habitur pasi që të dy kompanitë janë nga Koreja e Jugut dhe të dy kompanitë konkurrojnë në pothuajse të njëjtat segmente të industrisë.
Prandaj është paksa befasuese që pas lansimit të telefonit Galaxy Fold nga ana e Samsungut, LG nuk u përgjigj me pajisjen e vet të ngjashme.
Në vend të kësaj, LG e ka zgjedhur lansimin e modelit LG G8x ThinQ, i cili e ka një ekran opsional të ndashëm, i cili e shndërron pajisjen në një lloj të telefonit të palosshëm. Nuk bëhet fjalë për të njëjtën teknologji apo edhe llojin e njëjtë të telefonit, por kjo mund të ndryshojë në të ardhmen. Kjo sugjerohet nga patenta e sapozbuluar, të cilën na e sjell LetsGoDigital.
Publikimi tregon që LG është duke punuar në një telefon që vjen me një ekran fleksibël, siç mund të shihet në foto. Telefoni do të vendoset në shtëpizë, ndërsa ekrani fleksibil do të mbështillet rreth pjesës së jashtme të shtëpizës.

Ekzistojnë disa avantazhe për këtë dizajn. Njëri është që nëse shtëpiza ndonjëherë dëmtohet, përdoruesi thjesht mund ta zëvendësojë atë, shkruan KOHA Ditore. Kjo gjithashtu ia jep përdoruesit opsionin që të mos e përdorë ekranin fleksibil nëse nuk e dëshiron atë.
Tani për tani nuk dihet nëse LG ka plane që ta implementojë zgjidhjen nga kjo patentë në ndonjë produkt komercial.