Vitin e kaluar, Sega e prezantoi mini-konzolën retro për të konkurruar me Nintendo dhe Sony në këtë treg, por konzola ishte shtyrë më pas. Tani Sega paralajmëron që konzola Genesis Mini/Mega Drive do të lansohet më 19 shtator në SHBA dhe Japoni, raporton Engadget.
Si duket konzola do të ketë versione të ndryshme të lokalizuara të lojërave të caktuara. Në mesin e 40 titujve që do të jenë në dispozicion, kompania i ka konfirmuar edhe klasikët si Sonic the Hedgehog 2, Shining Force, Gunstar Heroes and Comix Zone, Space Harrier II, Puyo Puyo 2, Rend-a-Hero, Castlevania Bloodlines dhe Powerball.

Sega Genesis Mini përdor microUSB, dhe ka kabllo dalëse HDMI për mbështetje deri në rezolucionin 720p. Kontrolluesi me gjashtë butona është version i gamepadit Genesis, të cilin e preferojnë shumica e lojtarëve. Gjithashtu ofrohet mbështetja për ruajtjen e përparimit kudo në lojë. Departamenti M2 i Sega është duke e krijuar softuerin për konzolë, që është arsyeja kryesore për vonesën e mëhershme, shkruan KOHA Ditore.
Çmimi i pritshëm i konzolës është rreth 60 dollarë me një kontrollues dhe 80 dollarë me dy kontrollues.