Për momentin, fondi i tanishëm ka arritur mbi 100 mijë dollarë në Kickstarter. Në fakt, ky fond është duke u mbledhur për smartfonin 4G më të vogël në botë të quajtur Jelly.
Me fjalë të tjera, kjo pajisje shumë e vogël vjen me të gjitha karakteristikat e një smartfoni, do të punojë me sistemin operativ Android 7.0 Nougat, si dhe do të ofrojë mbështetje për lidhjen 4G LTE.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Gjithashtu, smartfoni 4G do të vijë me ekran 2.45-inç LCD me rezolucion prej 240 x 432 pikselë, kamerën kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 2 megapikselë, transmeton Koha.net. Do të jetë në dispozicion në dy verisone, do të thotë në version normal dhe Pro, i cili do të jetë më i fuqishëm.

Jelly do të vijë me 1 GB RAM memorie dhe 8 GB memorie të brendshme, ndërsa versioni i tij Pro me 2 GB RAM dhe 16 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi deri në 32 GB përmes kartelës microSD. Të dy këta smartfonët më të vegjël në botë do të vijnë me procesor 1.1 GHz me katër bërthama dhe baterinë me kapacitet prej 950 mAh.
Sa i përket çmimit, Jelly do të kushtojë rreth 60 dollarë ndërsa Jelly Pro rreth 75 dollarë.
