Samsung (SSNLF) zbuloi smartfonin e fundit, Galaxy S8. Karakteristika e veçanta të këtij telefoni janë ekrani që shkon deri në skajet e tij, si dhe një asistent virtual i quajtur Bixby. Por a mundet ky lloj telefoni që të joshë të apasionuarit pas telefonëve iPhone?
Këtë verë iPhone feston 10-vjetorin, dhe ashtu si çdo vit, Apple pritet që të zbulojë edhe smartfonin e fundi. Dhe, pikërisht, këtë vit, kompania ka rritur shpresat se do të befasojë blerësit e saj me diçka të re. pas një dekade, të rritjes të mahnitshme dhe të qëndrueshme, shitjet e iPhone më në fund kanë filluar të “qetësohen”: në vitin 2016 edhe pse në këtë 3-mujor të 2017, fluksi i blerjeve filloi sërish.
"Mendoj se Samsung ka vënë një presion të madh mbi Apple për të treguar se ata ende mund të ecin përpara. Sigurisht, Apple mbetet një kompani për t’u ‘mundur’”, tha analisti Christopher Voce i Forrester Research, transmeton kp.
Shumë të apasionuar pas iPhone presin me padurim për risitë e smartfonit. Thuhet se këto risi përfshijnë një ekran “edge to edge” dhe heqjen e butonit fizik, ashtu si S8.
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Mbrojtja e të dhënave tuaja: Si të qëndroni të sigurtë në një botë të lidhur me Galaxy S26 Ultra