Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsungu prezanton tabletin e ri

Samsungu ka prezantuar tabletin e ri Galaxy Tab S3 në panairin MWC që po mbahet në Barcelonë.

Pajisja e re e Samsungut vjen me procesor Qualcomm Snapdragon 820, 4GB RAM dhe kamerë 13 MP në pjesën e pasme.

Ai ka bateri 6000mAh dhe vjen me sistem Android 6.0.

Tableti i ri i Samsungut ka ekran 9.7-inç AMOLED dhe vjen edhe me një laps digjital, sikurse të Note 7.