Herën e fundit gjiganti i teknologjisë, Samsung, ka përditësuar serinë e tij të tabletave (nuk është fjala për serinë e madhe Galaxy View 2) në muajin shkurt duke sjell tabletin Tab S5e.
Ishte një ofertë mjaft e mirë, veçanërisht nëse jeni të dhënë pas njësive Super AMOLED të Samsungut që janë në krye të industrisë së teknologjisë si një diagonale e madhe, shkruan gsmarena, transmeton Koha.net. Tab S5e ka ekran 10.5-inç dhe kushton 400 euro, së bashku me një çantë të gjërave dhe veçorive të tjera dhe me trup të freskët shkëlqyer me trashësi prej 5.5 mm.
Tani, në uebfaqen e njohur GeekBench është shfaqur një tablet i ri i cili ngjason shumë me Tab S5e por nuk është një pajisje e avancuar. Natyrisht, duket se ka më shumë seç duhet veçoritë për t’u llogaritur si një pajisje e avancuar, por është më se e qartë se Samsungu ka planifikuar që ta zëvendësojë procesorin e tij Snapdragon 670 me procesorin e teknologjisë së fundit – Snapdragon 855.
{gallery}
Gjithashtu, në GeekBench janë shfaqur dy modele – SM-T860 dhe SM-T865, të cilat ndoshta do të jenë versionet e Galaxy Tab S5.
Edhe
Samsung së shpejti nxjerr në treg dy tableta të rinj
Përveç procesorit të teknologjisë së fundit, pjesët tjera harduerike të këtij tableti nuk janë zbuluar shumë, përcjell Koha.net. Kjo uebfaqe përmend 6 GB RAM memorien dhe sistemin operativ Android 9.0 Pie – të dy këto veçori i ka edhe Tab S5e.
Siç është thënë, edhe nëse procesori është i vetmi dallim mes dy pajisjeve, dizajni modern dhe shumë i hollë i tabletit të ri ndoshta është mjaftueshëm për ta dalluar Tab S5 nga paraardhësi i tij - Tab S4. Duke folur për këtë, ky i fundit është zbuluar në muajin gusht të vitit të kaluar, gjë që mund të merret si një tregues i paralajmërimit të tabletave të rinj që mund të jenë versionet e reja të Tab S5 për këtë vit. Kështu që, ndoshta nuk do të presim gjatë deri në lansimin e tyre.