Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsungu pret që Galaxy S9 të jetë më i suksesshëm se Galaxy S8

Samsungu po pret që telefoni më i ri, Galaxy S9, të tejkalojë shitjet e Galaxy S8 në treg.

Sipas DJ Koh, shefi i divizionit mobil të Samsungut, Galaxy S9 dhe Galaxy S9+ janë pritur mirë nga njerëzit pak pas prezantimit.

“Galaxy S9 sivjet është lansuar më herët se që ishte lansuar vet Galaxy S8 dhe sipas planeve tona kemi disa strategji për të zgjeruar shitjet. Besoj se numri në total do të jetë më i mirë”, ka thënë Koh.

Galaxy S8 që nga lansimi në prill të vitit të shkuar është shitur në 37 milionë njësi.