Të ardhurat tremujore të Samsungut janë publikuar dhe shihet se gjiganti i teknologjisë ka pasur një fitim prej 14,87 trilionë dollarë mbi shitjet totale në vlerën prej 58,4 trilionë, që do të thotë 4 për qind më pak të ardhura nga viti i kaluar.
Telefoni më i rëndësishëm i kompanisë këtë vit, Galaxy S9, doli në shitje në fund të tremujorit të kaluar, por Samsung e përshkruan performancën e tij si “të ngadaltë”, transmeton tch.
Në fillim të këtij muaji, analistët parashikuan se ky smartfon do të ishte më i keqi sa i përket shitjeve që nga Galaxy S3 i vitit 2012.
Pajisja Samsung që ka ecur më mirë kanë qenë televizorët e saj, kjo edhe falë Kupës së Botës që u luajt këtë verë.
Artikuj të ngjashëm