Çdo vit, Samsungu e rifreskon platformën e vet DeX, duke u mundësuar përdoruesve ta zgjerojnë funksionalitetin e telefonave të tyre edhe në sistemet desktop.
Me linjën Galaxy S8 u prezantua gjenerata e parë e dock station, ndërsa pas tij arriti versioni i përmirësuar, së bashku me telefonat Galaxy S9, raporton GSMArena.
Vitin e kaluar, Note9 arriti me opsionin e lansimit të një eksperience të plotë DeX nëpërmjet kabllos USB-C to HDMI, ndërsa tani Samsungu dëshiron që përvojën DeX ta mundësojë edhe wireless. Kjo do të thotë që telefonat dhe tabletët e ardhshëm të Samsungut do të mund të ofrojnë përvojë të plotë DeX pa nevojën për dock station ose kabllo, shkruan KOHA Ditore.
Samsungu tani ka paraqitur kërkesë për patentë në Zyrën e Bashkimit Evropian të Pronësisë Intelektuale (EUIPO) për DeX Live. Pritet që Sasmungu ta përdorë këtë brend për projektin e vet. Samsung DeX Live mund të aktualizohet qysh në telefonin e ardhshëm Galaxy Note10.
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Mbrojtja e të dhënave tuaja: Si të qëndroni të sigurtë në një botë të lidhur me Galaxy S26 Ultra
-
Harmonia perfekte e harduerit dhe inteligjencës në Galaxy S26
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Samsung shpallet fitues në kategorinë e fshesave me korrent në Çmimet Euroconsumers 2025