Azhurnimi më i ri për Samsung Galaxy Fold mundëson mbështetje DeX on PC. Mode i përmendur ju mundëson përdoruesve që ta lidhin telefonin e tyre me kompjuter Windows ose Mac përmes kabllos USB dhe ta përdorin monitorin, tastierën dhe miun, raporton GSMArena.
Në këtë mënyrë është i mundur procesimi i dokumenteve Office me ndihmën e tastierës së madhësisë së plotë ose luajtja me precizitet shtesë me ndihmën e miut. Përveç kësaj, është mundësuar bartja më e lehtë e fajllave midis dy pajisjeve.

Galaxy Fold e ka mbështetur tashmë modin DeX kur lidhet drejtpërdrejt me monitorin, shkruan KOHA Ditore. Sidoqoftë, përveç nëse përdoruesi e ka një monitor të dedikuar (si dhe miun/tastierën) për Fold, DeX on PC e paraqet një opsion më të përshtatshëm - thjesht duhet ta shkarkoni aplikacionin, ta lidhni Fold me kompjuterin tuaj dhe opsioni është në dispozicion për përdorim.
Azhurnimi, i cili i ka afërsisht 900MB, e sjell versionin F900FXXU2ASKB në telefon. Një azhurnim i ngjashëm pritet së shpejti edhe për Galaxy Fold 5G.