“Samsungu” e ka publikuar një set të ri të pajisjeve televizive për tregun e Koresë së Jugut, ndërsa nga televizorët standardë, modelet e reja dallojnë për nga fakti se janë të destinuara për përdorim në pozitë vertikale, raporton “Neowin”.
Synimi me linjën e televizorëve The Sero është të tërhiqet një brez i ri përdoruesish, të cilët janë më të mësuar me përmbajtjen mobile, si Snapchat, Instagram TV ose madje edhe lojëra mobile. Kjo do të thotë që synimi i një pajisjeje të re televizive është ta shfaqë përmbajtjen nga telefoni, në mënyrë që të mundë të shikohet në ekran më të madh. Nëse është e nevojshme, ekrani mund të rrotullohet në pozicion horizontal.

Televizori The Sero, përveç dizajnit të tij unik, ofron gjithashtu altoparlantë 4.1-kanalësh përmes altoparlantëve 60W, ndërsa madhësia e ekranit është 43 inç. Çmimi i televizorit The Sero do të jetë rreth 16.300 dollarë, ndërkohë që nuk ka asnjë informacion për ndonjë lansim global, shkruan KOHA Ditore.
Përveç TV-së vertikale, “Samsungu” e ka lansuar edhe The Serif - televizorin paksa më të njohur horizontal, i cili do të shërbejë si një lloj kornize për fotot ose veprat e tjera të artit të cilat përdoruesi mund t’i ketë në shtëpi. Televizori e ka një ekran Ultra HD QLED dhe vjen në versionet 43.49 dhe 55 inçë.

Në fund, “Samsungu” gjithashtu e lansoi edhe versionin e sivjetshëm të modelit The Frame, i cili vjen me ekran QLED në madhësi 43, 49, 55 dhe 65 inç. Këto modele kanë qenë në dispozicion në tregjet ndërkombëtare që nga viti i kaluar.