Vitin e kaluar në panairin CES, gjiganti i teknologjisë Samsung foli për panelet modularë MicroLED dhe pati thënë se ato do të jenë televizorët e së ardhmes.
Tani, kompania prezantoi panelet MicroLED të kombinuar së bashku krijojnë një ekran 219-inç. Samsung e quan “The Wall” (Muri).
Me këto panele MicroLED, kompania mund të ndërtojë ekrane në madhësi dhe formën që dëshiron.
Samsungu gjithashtu prezantoi një version më të vogël të “The Wall”-it me rezolucion 4K dhe madhësi 75-inç.
Premtimi më i madh i këtyre panaleve MicroLED është cilësia që duhet të rivalizojë por edhe të mundë ekranet OLED.
Detaje tjera rreth ekranit 75-inç MicroLED ende nuk janë zbuluar por thuhet se nuk do të kushtojë lirë. Ndërsa ekrani monstruoz 219-inç mund të shkojë deri në 100,000 dollarë./pcworldalbanian
-
Atmosfera e stadiumit drejt e në sallonin tuaj: Magjia e Samsung OLED Glare-Free
-
Samsung shpallet fitues në kategorinë e fshesave me korrent në Çmimet Euroconsumers 2025
-
ÇMIME SHOKUESE - Java e Mega-Zbritjes nis sot
-
TV Samsung 55” 4K Tizen me super çmim - nga 629 € në vetëm 359 € për blerësit në ShopAZ.com
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme