Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Samsungu gjithnjë e më afër krijimit të TV-së QD-OLED

Edhe pse Samsungu është bërë dominues në përdorimin e teknologjisë OLED në ekranet mobile, në fushën e televizorëve emri i madh në segmentin OLED është rivali i Samsungut – LG.

Televizorët e kompanisë LG i mahnisin testuesit me aftësinë e tyre të kontrollimit preciz të ndriçimit sepse çdo piksel është vetë-ndriçues (ndryshe nga teknologjia LCD quantum dot e brenduar me QLED në të cilën Samsungu aktualisht mbështetet, dhe e cila ende ka ndriçim LED prapa filtrave), raporton Engadget.

Kjo mund të ndryshojë së shpejti, pasi që Samsungu theksoi në tetor se planifikon t’i investojë 11 miliardë dollarë deri në vitin 2025 për ta ndërtuar një fabrikë të aftë për të prodhuar ekrane të vërteta televizive QLED të cilët vetë-ndriçohen.

Tani dy hulumtues të Samsungut e kanë publikuar një tezë për teknologjinë e re quantum dot LED, e cila mbështetet në fosfidin e indiumit në vend të kadmiumit, ndërsa jetëgjatësia e këtyre zgjidhjeve është deri në një milion orë, shkruan KOHA Ditore. Gjithashtu, dizajni i përmirësuar e rrit efikasitetin duke e parandaluar oksidimin dhe rrjedhjen e energjisë.

Vetëbesimi dhe investimi i Samsungut në displejet QD-OLED do të thotë që kompania e Koresë së Jugut është afër një zgjidhje dhe mbetet vetëm të presim që të fillojë paraqitja e këtij lloji të TV-ve në treg.

Artikuj të ngjashëm