Samsung ka prezantuar Galaxy Tab Active2, një tablet i ri, i ndërtuar për bizneset përmes një dizajni të frymëzuar nga profesionistët me risitë më të fundit nga Samsung.
Galaxy Tab Active2 ndihmon në përshpejtimin e transformimit dixhital të industrive kryesore si: transporti, siguria publike dhe prodhimi duke ofruar një gamë më të gjerë karakteristikash si integrimi biometrik, ekranet me shumë dritare dhe aftësitë e stilolapsit S Pen që funksionojnë në kushte ekstreme të punës, duke rritur produktivitetin dhe fleksibilitetin e punonjësve.
Ai është një tablet i hollë dhe i lehtë, i projektuar posaçërisht për karakteristikat ergonomike të punonjësve, ka karakteristika që zgjerojnë mjetet e produktivitetit për ata që janë në punë, duke përfshirë një stilolaps S Pen të ri.
Stilolapsi S Pen gjithashtu përmban rezistencë IP68 ndaj ujit dhe pluhurit për përdorim në ambiente të jashtme, edhe gjatë shiut, në kushte lagështire. “Samsung Galaxy Tab Active2 u krijua bazuar në feedback-un e konsumatorëve dhe partnerëve dhe është zhvilluar me përpikmëri për të krijuar një kategori krejt të re tabletesh për fuqinë punëtore globale," tha gjatë prezantimit Suk-Jea Hahn, zv.presidenti Ekzekutiv i Samsung Electronics.
-
Galaxy Tab A11 dhe Tab A11+: Veçoritë kryesore në dizajnin premium
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsung Galaxy A57 5G dhe Galaxy A37 5G tani janë të disponueshëm në Kosovë
-
Mbrojtja e të dhënave tuaja: Si të qëndroni të sigurtë në një botë të lidhur me Galaxy S26 Ultra
-
Pesë situata të përditshmërisë ku Galaxy S26 Ultra kthehet në asistentin tuaj gjenial