Agjencioni korean i lajmeve, ETNews, thotë se ka informacione të reja në lidhje me ekranet OLED të palosshme të Samsungut nga një burim i besueshëm.
Sipas tyre, gjiganti i teknologjisë është duke u përgatitur për prodhimin masiv të ekraneve OLED të palosshme të cilat duhet të jenë çelësi i smartfonit të ashtuquajtur Samsung X, i cili pritet të lansohet në fillim të vitit të ardhshëm, transmeton Koha.net.
Tashmë janë të interesuar një numër i madh i prodhuesve për këtë lloj teknologjie, të tilla si Motorola, Huawei, Oppo dhe madje Apple.
Megjithatë, sipas raportimit të fundit sugjerohet një qasje paksa më ndryshe. Në fillim, telefoni i Samsungut do të hapej vertikalisht në madhësi prej 4.5 deri në 7.3-inç, por kjo dukej jo praktike pasi do të duhej ta hapni telefonin në rastin e përgjigjes së ndonjë thirrjeje telefonike, shkruan GSM Arena, përcjell Koha.net. Tani, OEM është duke kërkuar një dizajn që paloset në dy të tretat.
Duket se smartfonët e palosshëm do të jenë një avancim i ardhshëm në industri.