Samsung Display duket se do të jetë prodhuesi kryesor i ekraneve OLED për gjeneratën e ardhshme të iPhone, e cila është edhe njëra nga arsyet kryesore për shkak të të cilës kompania jugkoreane ka investuar mjaft para në përgatitjen e fabrikës A3.
Sipas burimeve nga industria, Samsung Display ka përfunduar me testimin e të gjitha shtatë linjave, të cilat prodhojnë ekranet OLED për iPhone dhe do të nisin prodhimin e plotë gjatë këtij muaji, transmeton kp.
Është interesante se prodhimi i ekraneve OLED të Samsungut do të shtohet për shtatë herë, me 15.000 ekrane në muaj nga viti i kaluar në 105.000 ekrane në muaj këtë vit.
Linja e njëjtë e prodhimit do të fillojë edhe me prodhimin e 300.000 ekraneve OLED për Samsung dhe kompanitë kineze nga tremujori i katërt i këtij viti.
-
Samsung së shpejti fillon prodhimin e ekraneve OLED për iPhonët e rinj
-
Samsung Display livron më shumë panele OLED për iPhone sesa që pritej
-
LG Display do të furnizojë Applen me ekrane OLED për iPhonët e rinj
-
Samsung së shpejti fillon prodhimin e ekraneve OLED të palosshme
-
Samsungu dëmtohet nga shitja e dobët e iPhone X