Blockchain është padyshim njëri nga trendët kryesorë nga viti 2017 dhe pavarësisht gjërave negative të lidhura me të për shkak të mashtrimeve me valuta digjitale, baza e kësaj teknologjie ka potencial të madh në fusha të ndryshme.
Kompanitë sikurse Huawei tashmë zhvillojnë telefona të aftë për të lansuar aplikacione Blockchain, por Samsung ende nuk ka ndërmarrë hapa në këtë drejtim. Kompania megjithatë mund të vendosë të implementojë teknologjinë Blockchain për diçka krejtësisht tjetër.
Bloomberg raporton se Samsung mund të pranojë Blockchainin për të përmirësuar furnizimin e rrjetit të tij, transmeton ksp. Duket se kjo teknologji nmund t’i mundësojë kompanisë jugkoreane që të porosisë më shpejt telefonat dhe procesorët.
Song Kwang-vu, shef i Blockchainit në Samsung thotë se kjo teknologji mund të ndihmojë kompaninë për të reduktuar shpenzimet e dërgesave për madje 20 për qind, ose disa miliarda dollarë.
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu
-
Vlera e Samsungut kalon 1 trilion dollarë
-
Samsungu dhe Hyundai rrisin investimet vendase mes marrëveshjes së re tregtare me SHBA-në
-
Bota jote digjitale, e siguruar “pa zhurmë”. Samsung i jep kuptim shprehjes “privatësia është fuqi”
-
Musk: Në vitin 2036 paratë nuk do të kenë më rëndësi