Samsung së shpejti mund të marrë statusin e kompanisë më profitabile në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas të dhënave të ET News, Samsung së shpejti do të publikojë shifrat rekorde për tremujorin e dytë, të cilat do të jenë 11,6 miliardë deri në 12,3 miliardë dollarë.
Analistët kanë prognozuar një rritje të tillë të kompanisë jugkoreane gjatë kësaj periudhe. Rivali kryesor i Samsungut, Apple renditet pas kompanisë jugkoreane me 10,5 miliardë dollarë, derisa Facebook, Google, Netflix dhe Amazon pritet të kenë përfitime prej rreth 11,1 miliardë dollarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDominimi financiar i Samsungut vjen si rezultat i sukseseve të shumta në fushën e telefonave, laptopave dhe segmenteve tjera të tregut