Rusia ka testuar "me sukses" internetin e saj të pavarur nga pjesa tjetër e botës.
Qeveria synon që interneti i quajtur Runet, të jetë një alternativë e vendit për internetin global.
Ministria e Komunikimeve nuk bëri të ditura më shumë detaje, por, sipas saj, përdoruesit e zakonshëm nuk vunë re ndonjë ndryshim.
"Rezultatet e ushtrimeve treguan se, në përgjithësi, si autoritetet ashtu edhe operatorët e telekomunikacionit janë të gatshëm të përgjigjen në mënyrë efektive ndaj rreziqeve dhe kërcënimeve në zhvillim, për të siguruar funksionimin e qëndrueshëm të internetit dhe rrjetit të unifikuar të telekomunikacionit në Federatën Ruse", ka thënë zëvëndësministri, Alexey Sokolov.
Rezultatet tani do t'i prezantohen presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Edhe
Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?
Ekspertët mbeten të shqetësuar në lidhje me prirjen e disa vendeve për të shuar internetin që përdoret tani në botë.
"Gjithnjë e më shumë, vendet autoritare duan të kontrollojnë atë që shohin qytetarët", tha profesor, Alan Woodward, një shkencëtar i kompjuterave në Universitetin e Surreyt.
"Kjo do të thotë që njerëzit nuk do të kenë qasje në dialog rreth asaj që po ndodhë në vendin e tyre", tha ai.
Një ekspert tjetër paralajmëroi se masa mund të ndihmojë shtetin, të shtypë fjalën e lirë, megjithatë ai ngriti edhe dyshime për suksesin e kësaj iniciative.
"Qeveria ruse ka kaluar në sfida teknike në të kaluarën kur përpiqej të rriste kontrollin në internet, siç janë përpjekjet e saj kryesisht të pasuksesshme për të bllokuar rusët nga hyrja në aplikacionin e mesazheve të koduara në Telegram" thotë për BBC-në, Justin Sherman, një bashkëpunëtor i sigurisë në internet në Institutin “Amerika e Re”.
Më 1 nëntor, në Rusi hyri në fuqi një ligj që parasheh kontrolle të reja në internet.
Ligji i ashtuquajtur "Interneti sovran" është miratuar nga ligjvënësit dhe është nënshkruar nga presidenti Vladimir Putin, disa muaj më parë.
Edhe
Putin nënshkruan ligj të ri për forcimin e kontrollit të FSB-së mbi internetin
Ai u kërkon ofruesve të internetit të instalojnë pajisje që mund të drejtojnë trafikun në internetin rus, përmes pikave që kontrollohen nga shteti.
Mbështetësit e ligjit thonë se ai do ta bëjë segmentin rus të internetit - të njohur si Runet - më të pavarur/REL.