Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Rusia pretendon që e ka testuar me sukses internetin e saj

Gjatë disa muajve të fundit Rusia i ka krijuar teknologjitë dhe infrastrukturën e saj të internetit. Ligji i administratës ruse, i cili mundëson që përmbajtja të bllokohet në raste urgjente, ka hyrë në fuqi që nga nëntori, ndërsa presidenti rus Vladimir Putin kohët e fundit e nënshkroi një ligj që e ndalon shitjen e pajisjeve pa aplikacione të parainstaluara ruse, raporton Engadget.

Ministria ruse e komunikimit ka njoftuar tani që e ka testuar me sukses një alternativë të internetit në nivelin e mbarë vendit, sipas BBC. Tani për tani nuk është e qartë se si funksionon ky rrjet, por Ministria ruse e komunikimeve pohon se përdoruesit nuk e kanë vërejtur ndonjë dallim gjatë përdorimit tipik të uebit gjatë fazës së testimit.

Vendet si Kina, Irani dhe Arabia Saudite tashmë kanë ndalesa rreth asaj se çfarë mund të shikojnë në internet qytetarët e tyre dhe si mund të komunikojnë me njëri-tjetrin në internet, shkruan KOHA Ditore. Projekti i Rusisë, me nofkën Runet, me siguri do ta ndjekë këtë sistem dhe do t'ia mundësojë administratës ta filtrojë përmbajtjen.

Runet, siç theksohet, e ka ISP dhe telekomunikacionin që të mund ta konfigurojë internetin brenda kufijve të vet si një intranet gjigant. Ky lloj i infrastrukturës madje do t’ia vështirësonte edhe VPN-ve qasjen në përmbajtje të bllokuar. Tani për tani nuk është e mundur të thuhet me siguri se sa i suksesshëm ishte testi dhe sa larg ka shkuar Rusia në krijimin e Great Firewallit të vet.