Vëzhguesit e mediave ruse kanë bërë të ditur se shteti është duke e zvogëluar shpejtësinë e platformës Twitter, duke akuzuar kompaninë amerikane se ka dështuar të largojë 3000 postime që janë të lidhura me vetëvrasjet, drogën dhe pornografinë.
Lëvizja ka ardhur si masë për të mbrojtur qytetarët rusë, ka deklaruar Shërbimi Federal për Mbikëqyrjen e Teknologjisë së Informimit dhe Mediave, Roskomnadzor, raporton BBC.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTwitteri përdoret në masë të madhe nga opozitarët e Kremlinit ndërkohë që përdoruesit rusë thanë se kanë pasur vështirësi në qasjen në fotografi dhe video.
Vëzhguesi i mediave bëri të ditur se ka reduktuar shpejtësinë e Twitterit në të gjithë telefonat në Rusi dhe në pothuajse gjysmën e aplikacioneve në kompjuterë.
Twitteri është rrjeti i gjashtë më i madh në Rusi dhe ka gjetur përdorim të madh nga figurat opozitare duke përfshirë këtu edhe Alexei Navalny i cili është burgosur në janar të këtij viti pasi ishte kthyer në Rusi.