Rrjeti social Parler i është kundërpërgjigjur Amazonit pas i tërhoqi mbështetjen rrjetit social të ashtuquajtur “fjala e lirë”.
Parleri është duke paditur gjigantin teknologjik me akuzat se ka thyer ligjin për marrëveshjen e besimit mes partnerëve. Ky rrjet social amerikan ishte mbështetur në shërbimin kompjuterik të Amazon Web Servicës (AWS) për të siguruar alternativën e tij ndaj Tëitterit.
Platforma është e popullarizuar dhe e përdorur kryesisht nga përkrahësit e presidentit Donald Trump megjithëse ai nuk është përdorues.
Amazoni ndërmori veprimin e shkëputjes së marrëveshjes pasi gjeti dhjetëra postime që Parler që inkurajonin dhunën, shkruan BBC.
Platforma Parler ka kërkuar nga Gjykata Federale që ta urdhërojë Amazonin ta rivendos atë.
Edhe
Parleri kthehet në Google Play Store
“Vendimi i AWS është për ta përfunduar në mënyrë efektive llogarinë e Parlerit është i motivuar nga inatet politike”, thuhet në ankesën e tyre.
“Është gjithashtu e qartë se është krijuar për të zvogëluar konkurrencën në tregun e shërbimeve të mikroblogjeve në të mirë të Tëitterit”, thuhet tutje.