EA Sports ka njoftuar se superylli Cristiano Ronaldo do të jetë fytyra kryesore e video-lojës FIFA 18 që do të lansohet më 29 shtator.
Ylli i Real Madridit shkëlqeu edhe sivjet duke fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligën me Realin, ndërsa në finalen ndaj Juventusit shënoi dy gola në triumfin e madh.
{gallery}
Ronaldo tani ka arritur të jetë për herë të parë në karrierë si fytyra kryesore e video-lojës më të njohur të futbollit.
Në anën tjetër, si kundërshtar ai do të ketë sërish Leo Messin që ka nënshkruar marrëveshje me video-lojën rivale të FIFA-s, Pro Evolution Soccer.