Tech

Rockstar publikon launcherin e vet për PC, ndërsa loja e parë falas është GTA: San Andreas

Rockstar Games e ka publikuar launcherin e vet për lojëra, ndërsa si duket në pyetje është një vend nga i cili do të mund të blihen direkt lojërat e mëparshme dhe të ardhshme të studios së popullarizuar, raporton Neowin.

Për t’i inkurajuar përdoruesit që ta shikojnë dhe provojnë launcherin, Rockstar do t'ua mundësojë gamerëve shkarkimin falas të lojës Grand Theft Auto: San Andreas për një kohë të kufizuar, shkruan KOHA Ditore. Thjesht duhet që, përmes launcherit të Rockstar, të shkarkohet dhe instalohet loja dhe në bibliotekën tuaj do ta keni përgjithmonë atë.

Launcheri është akoma në fazat e hershme, por do ta implementojë ruajtjen e progresit përmes cloudit dhe azhurnimeve automatike. Lojërat, të cilat janë në dispozicion për blerje, i përfshijnë edhe disa tituj të Grand Theft Auto, L.A. Noire, Max Payne 3 dhe Bully.

Launcheri gjithashtu mund ta skanojë PC-në e përdoruesit dhe t’i detektojë titujt e blerë më parë të Rockstar në launcherët e tjerë (siç është Steam) dhe t'i shtojë ato në bibliotekën e vet për qasje të shpejtë.