Rënia e aksioneve të kompanisë mëmë të Facebookut, Meta, po arrin uljen më të madhe që nga maji i vitit 2020, teksa bëhet e ditur se ka rënë me më shumë se 45 për qind nga kulmi gjatë muajit shtator.
Përgjatë viteve, kjo kompani ka demonstruar në mënyrë të përsëritur aftësinë për t’u rikuperuar pasi zhgënjimet e fitimeve kanë rënduar mbi aksionet, raporton Al Jazeera.
Ndërsa tani, aksionet po arrijnë uljen e pakrahasueshme në mesin e aksioneve të mëdha të teknologjisë amerikane përgjatë viteve të fundit.
Rënia e ka shtyrë Metën jashtë 10 kompanive më të mëdha botërore për nga vlera e tregut në listë, por gjithashtu e ka lënë atë të tregtohet me çmimin më të lirë në histori.
Problemet e rritjes së Metas janë në kontrast të plotë me gjigantët e tjerë të teknologjisë, të cilët raportuan rezultate të forta këtë sezon, duke ndihmuar në kufizimin e rënies së aksioneve të tyre mes një fillimi kryesisht negativ të 2022-shit.
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
Gjykata nuk e rrëzon padinë ndaj Metas për varësi ndaj fëmijëve
-
Zuckerbergu e pranon se Meta bëri gabime në ristrukturimin e stafit për AI
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi
-
Punëtori i Metas shkarkoi 30,000 fotografi private të njerëzve nga Facebooku