Tech

Redmi 7A me portrait mode dhe detektim AI me MIUI të ri

Telefoni buxhetor i Xiaomit, Redmi 7A, e ka marrë azhurnimin më të ri të firmwareit, i cili i sjell disa përmirësime për kamera. Këtu përfshihet portrait mode dhe detektimi AI i skenës. Versioni 10.2.7.0 i interfejsit MIUI gjithashtu vjen me patchin e sigurisë së korrikut.

Portrait mode i ri funksionon edhe në kamerën selfie 5MP dhe në sensorin kryesor 12MP Sony IMX486, shkruan KOHA Ditore. Detektimi AI i skenës i përmbanë 33 kategori, të ndara në pesë profile të ndryshme, duke përfshirë Environment, Scene, Plants, Lifestyle dhe gjashtë mode specifike për Indinë.

Azhurnimi tashmë ka filluar të mbërrijë për përdoruesit e Redmi 7A, ndërsa që nuk mund të presin mund ta shkarkojnë firmwarein direkt nga forumi MIUI Community nga adresa https://in.c.mi.com/thread-1948496-1-0.html/.