Redmi Note 8 dhe Note 8 Pro janë tashmë në dispozicion në treg, por modelet buxhetore nga kjo linjë - Redmi 8 dhe Redmi 8A - ende po priten. Modeli Redmi 8A si duket është gjithnjë e më afër publikimit, ndërsa tani është shfaqur edhe në certifikimin TENAA, raporton GSMArena.
Listingu është ende jokomplet dhe i mungojnë detaje në lidhje me specifikimet e telefonit, por aty janë fotot të cilat na japin detaje të pamjes së pajisjes, shkruan KOHA Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVetë fotografitë nuk zbulojnë shumë, ndërkohë që shihet një notch i vogël, një panel mbrapa i cili mund të jetë prej plastike ose metali. Të gjithë butonat janë të vendosur në anën e djathtë të kornizës, ndërsa në pjesën e pasme mund të shihet një sensor i kamerës.