Disa vite të fundit, gjiganti i teknologjisë Samsung ka qenë kompania e cila ka punuar procesorët e teknologjive të fundit të dizajnuara nga kompania Qualcomm.
Kjo përfshinë Snapdragon 820, 821 dhe 835, transmeton Koha.net. Kohëve të fundit është spekuluar se një tjetër prodhues do të marrë përsipër prodhimin e gjeneratës së re të procesorëve të Qualcommit, Snapdragon 845, në vend të Samsungut por duket se gjiganti i teknologjisë nuk do të zëvendësohet deri në gjeneratën tjetër Snapdragon 855.
Nuk është se kompania TSMC nuk ka prodhuar më parë procesorët e dizajnuar nga Qualcommi. Snapdragon 808 dhe 810 janë dy procesorë të cilët janë prodhuar nga TSMC.
Nga fundi i vitit të ardhshëm, TSMC mund të fillojë të prodhojë procesorin e ri Snapdragon 855 SoC dhe një modem të paspecifikuar, përcjell Koha.net. Por kjo nuk do të thotë se Samsung do të ngelë së prodhuari procesorët e rinj. Vitin e ardhshëm, spekulohet se ajo do të prodhojë serinë “A” të procesorëve të Applet, gjë të cilën e ka humbur TSMC me procesorët A10 në vitin 2016. Të dytë, Samsung dhe TSMC kanë prodhuar procesorin A9 në vitin 2015.
Arsyeja pse Qualcomm mund të favorizojë TSMC-në për Snapdragon 855 ka të bëjë me udhëheqjen e firmës së bazuar në Tajvan mbi Samsungun kur është fjala për procesin 7nm. Sikur Snapdragon 835 SoC, Snapdragon 845 po ashtu do të prodhohet me procesin 10nm; nëse Snapdragon 855 do të përdorë procesin 7nm, Qualcomm mund të ndihet më rehatshëm nëse TSMC-ja do ta prodhonte atë.
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Samsung prezanton serinë Galaxy S26 me fokus në inteligjencë artificiale dhe privatësi
-
Zbuloni Samsung Galaxy S25: Tre modele, një eksperiencë e jashtëzakonshme
-
Pse Samsung Galaxy S26 është një smartphone që ia vlen të merret në konsideratë?
-
Samsungu shënon fitim rekord, por humb mbi 100 miliardë dollarë në vlerë tregu