Një qen-robot i krijuar nga Sony shpërfilli komandat e shefit ekzekutiv të firmës para publikut.
Roboti që kushton 1 750 dollarë dhe që quhet Aibo mendohet se sillet si një qen i vërtetë dhe i përgjigjet komandave zanore, por në konferencën e prezantimit në Las Vegas nuk e bëri këtë gjë, transmeton tch.
“Aibo është një robot autonom dhe shpejt do të bëhet pjesëtar i familjes suaj, apo jo Aibo?”, tha Presidenti i Sony-t, Kazuo Hirai. Pasi e pa që nuk mori asnjë reagim, Hirai tha: “Sapo më injoroi”.
Më pas, qenin-robot ia dorëzoi punonjësve.
Artikuj të ngjashëm
-
“Divorci i shekullit”, miliarderi detyrohet t’ia paguajë ish-gruas 565 milionë euro
-
Elefantët robotikë tërheqin turma e shkaktojnë polemika në tempujt e Indisë
-
Pas dështimit të inteligjencës artificiale, Fordi rikthen njerëzit në kontrollin e cilësisë
-
Doja Cat e zemëruar që fansat e saj u mashtruan me këngë të gjeneruara me AI
-
Zuckerbergu e pranon se Meta bëri gabime në ristrukturimin e stafit për AI