Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Punëtorët e Facebook-ut kishin qasje në fjalëkalimet e milionave përdoruesve

Facebook ka thënë të ënjtën se ka zgjidhur anomalinë që ekspozoi fjalëkalimet e miliona përdoruesve për të ruajtur një format të lexueshëm brenda sistemeve të saj të brendshme për punonjësit e saj.

Fjalëkalimet ishin të qasshme për 20 mijë punonjës të Facebook-ut dhe datojnë më herët se viti 2012, e që fillimisht u raportuan në blogun e sigurisë kibernetike, KrebsOnSecurity, thuhet në raport.

“Këto fjalëkalime nuk ishin kurrë të dukshme për njerëzit jashtë Facebook-ut dhe ne nuk kemi gjetur të dhëna nëse dikush ka abuzuar apo ka pasur qasje në to”, thotë kompania.

KrebsOnSecurity duke cituar një punëtor të lartë të Facebook-it, tha se një hetim i brendshëm i cili është bërë nga kompania tregon se deri tani 200 deri në 600 milionë përdorues të Facebook-ut mund të kenë pasur fjalëkalimet e llogarisë së tyre të ruajtura në një tekst të thjeshtë.

Facebook thotë se dyshimet ishin zbuluar në janar, pas kontrollit rutinë të sigurisë. Shumica e të prekurve ishin përdorues të Facebook Lite, një version i aplikacionit të medieve sociale që kryesisht përdoret nga njerëzit në rajonet me lidhje më të dobët, shkruan New York Post, transmeton Koha.net.

Edhe FB ruante miliona fjalëkalime pa kode të Instagramit Tech FB ruante miliona fjalëkalime pa kode të Instagramit

Rrjeti social po shqyrton gjithashtu shkaqet e një serie të dështimeve të sigurisë, në të cilat punonjësit ndërtuan aplikacione që regjistroheshin të dhënat e fjalëkalimeve të pakoduara për përdoruesit e Facebook-it, thuhet në raport.

"Ne vlerësojmë se do të njoftojmë qindra miliona përdorues të Facebook Lite, dhjetëra milionë përdorues të tjerë të Facebook-ut dhe dhjetëra mijëra përdorues të Instagram-it", tha kompania.