Kompania HMD Global do të prezantojë Nokia X6 nesër në Kinë, por duket se nuk po ia del mirë në mbajtjen sekret të detajeve rreth telefonit.
Dje është shfaqur dy herë – me çmimin në Suning dhe me procesorin e RAM memorien në Geekbench, transmeton Koha.net. Sot, fotografitë promovuese të publikuara kanë zbuluar të gjitha specifikat tjera të mbetura, duke përfshirë kamerën e dyfishtë, rezolucionin e ekranit dhe veçoritë tjera.
Nokia X6 do të arrijë me procesor Snapdragon 636, i cili ka tetë bërthama Kryo 260 dhe grafikën Adreno 509. Ekrani i tij është 5.8-inç me rezolucion Full HD+ dhe raport prej 19:9.
Kamera kryesore e dyfishtë është prej 16 + 5 megapikselë, ndërsa ajo e përparme për ‘selfie’ është prej 16 megapikselë e cila vjen me disa ‘filter’ për bukuri dhe veçorinë ‘intelligent 3D blur’.
Bateria e Nokia X6 është me kapacitet prej 3,060 mAh dhe vjen me veçorinë Quick Charge 3.0 për karikim të shpejtë, përmes së cilës smartfoni mund të karikohet 50 për qind brenda 30 minutave, përcjell Koha.net. Sistemi operativ është Android Oreo dhe pajisja duket se do t’i bashkohet telefonave të tjerë të Nokias në programin Android One për mbështetje të zgjatur dhe përditësime të sigurisë në kohë.
Prezantimi i Nokia X6 pritet të mbahet nesër, por shitjet aktuale në Suning do të fillojnë të hënën e ardhshme, më 21 maj. Tashmë e dimë që Suning smartfonin e ri e ofron me çmim rreth 235 euro për versionin 4 GB RAM/64 GB memorie të brendshme, por versioni me 6 GB RAM mund të kushtojë pak më shumë.
{gallery}