Tech

Projekti i Samsungut NEON përbëhet nga avatarët digjitalë humanoidë

Gjatë panairit Ces, Samsungu prezantoi Project NEON, të zhvilluar nga kompania STAR Labs. NEON e paraqet një njeri të gjeneruar digjitalisht, i cili vizualisht duket dhe ka emocione njerëzore, ndërsa STAR Labs e quan atë "njeri artificial", raporton GSMArena.

Këto simulime të njeriut mundësohen nga platforma e STAR Labs Core R3 (Reality, Realitime, dhe Responsive), ndërsa SPECTRA i ekzekuton elementet e tjera të NEON (Intelligence, Learning, Emotions, Memory). Ideja që qëndron prapa NEON është që ajo mund të përdoret si një përfaqësues artificial për shërbime ose portier.

Gjatë CES, u shfaqën teaserë dhe skenarë të shumtë në të cilët mund të përdoret Project NEON, por u përdorën aktorë të vërtetë para kamerave, ndërsa simulimet ishin fiktive dhe u përdorën vetëm për qëllime ilustruese, shkruan KOHA Ditore. Kjo do të thotë që ende nuk kemi ide se si do të duket dhe funksionojë një Neon i vërtetë, i krijuar artificialisht.

STAR labs theksojnë se NEON nuk është asistent AI. Ai do të mund t’i flasë disa gjuhë, të kryejë intervista, ndërsa kompania pretendon se NEON mund ta kalojë edhe testin Turing.

Project NEON do të jetë në dispozicion në fazën beta për një numër më të vogël partnerësh gjatë vitit 2020.