Tech

Prodhuesi i iPhone-it ndalon operacionet në Kinë

Prodhuesi i iPhone-it ndalon operacionet në Kinë

Një prodhues i madh i iPhone-it është bërë prodhuesi më i fundit që ka ndaluar operacionet për shkak të bllokimit në Shangai.

Kompania e teknologjisë, Pegatron, thotë se ka pezulluar përkohësisht prodhimin në dy nga fabrikat e saj në Kinë, shkruan BBC.

Njoftimi erdhi edhe pse autoritetet lehtësuan disa nga rregulloret e Shangait për koronavirus, të martën.

Kjo do të thotë se disa nga 25 milionë banorë të qytetit janë në gjendje të largohen nga shtëpitë e tyre për herë të parë pas disa javësh.

Qyteti u mbyll në fund të muajit mars, pasi infeksionet u rritën në qendrat kryesore të prodhimit dhe ato financiare.

Pegatron tha se kishte ndalur operacionet në faktorët e saj në Shangai dhe Kunshan “në përgjigje të masave të parandalimit të Covid-19 nga qeveria lokale”.

Kompania tha se do të punojë me autoritetet “për të rifilluar operacionet sa më shpejtë që të jetë e mundur”.

Prodhuesi kryesor i Apple MacBook Quanta dhe prodhuesi i iPad Compal Electronics, gjithashtu kanë ndërprerë aktivitetet në qytetet kineze, sipas gazetës japoneze Nikkei.

Pegatron nuk dha detaje të mëtejshme kur u kontaktua për koment nga BBC, Apple, Quanta dhe Compal nuk iu përgjigjen menjëherë kërkesave për koment.