Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Prezantohet fotoaparati Panasonic Lumix G9

Panasonic Lumix G9 është fotoaparati më i ri i kompanisë me objektivë të zëvendësueshëm, të cilët njëkohësisht huazojnë edhe disa funksione nga modeli Lumix GH5, transmeton KosovaPress.

Për fillim, këtu është sensori i njëjtë të cilin e ka Lumix GH5 prej 20.3MP me filtër të integruar low-pass. Sensori mund të forcohet në 80MP duke iu falënderuar funksionit në aparat, i cili kombinon tetë fotografi të ndara në vetëm një. Fotoaparati mund të xhirojë edhe në rezolucion 4K @ 60fps.

Panasonic Lumix G9 ka auto-fokus prej 0,04 sekondash dhe mund të fotografojë në metodat @ 60fps AF-S dhe @ 20fps AF-Cu, transmeton ksp.

Pajisja vjen me stabilizim për fotografi in-body 5-axis. Aty është edhe OLED EVF, LCD prej 3 inç me prekje, Bluetooth 4.2 dhe lidhje WiFi. Fotoaparati Panasonic Lumix G9 kushton 1700 dollarë pa objektiv, ndërsa do të dalë në shitje në janar të vitit të ardhshëm.

Image
Artikuj të ngjashëm