Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Pezullohet llogaria në Twitter e Qeverisë së Hungarisë

Qeveria hungareze tha të mërkurën se llogaria e saj zyrtare në rrjetin social Twitter është pezulluar "pa ndonjë paralajmërim".

"Ne kemi ndërmarrë hapat e nevojshëm dhe jemi duke pritur një shpjegim zyrtar nga Twitter", tha zëdhënësi i qeverisë, Zoltan Kovacs në llogarinë e tij në Twitter.

Kovacs e quajti pezullimin si një akt censure kundër qeverisë së kryeministrit nacionalist, Viktor Orban, duke thënë me ironi: "Më në fund, një botë e re dhe e bukur ka ardhur, në të cilën kompanitë e teknologjisë po heshtin ata që kanë mendime të ndryshme".

Çdo përpjekje për të hyrë në llogarinë e qeverisë hungareze përballet me mesazhin "përdoruesi @abouthungary është pezulluar."

LLogaritë tjera zyrtare të mediave sociale të Hungarisë duket se po funksiononin normalisht të mërkurën, raporton agjencia AFP.

Edhe “Media publike s’mund të gënjejë”, televizioni shtetëror hungarez ndal transmetimin Botë 2 j. më parë “Media publike s’mund të gënjejë”, televizioni shtetëror hungarez ndal transmetimin

Sipas organizatës Freedom House, demokracia në Hungari - vend anëtar i Bashkimit Evropian - ka qenë në rënie gjatë dekadës së kaluar.

Në raportin e fundit të publikuar në muajin maj, Freedom House e përshkroi Orbanin si udhëheqës që “nuk bën asnjë veprim për të respektuar institucionet demokratike”/REL.