Shitjet e smartfonëve të parë me rrjetin e ri 5G do të arrijnë në pesë milionë njësi në një shkallë globale në 2019, një shifër e barabartë me më pak se 1% të shitjeve të përgjithshme, sipas “Strategy Analytics”.
“Samsungu do të jetë lider i parë i tregut të smartfonëve 5G në gjysmën e parë të vitit, falë fillimit të shitjeve në Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara”, shpjegon analisti Ville Petteri-Ukonaho.
“Ne vlerësojmë se LG, Huawei, Xiaomi, Motorola dhe të tjerët do të na ndjekin gjatë vitit 2019”, shtoi ai.
“iPhone duket të jetë së paku një vit mbrapa Samsungut në kuadrin e smartfonëve 5G dhe Apple duhet të ketë kujdes që të mos qëndrojë pas shumë larg”, theksoi eksperti./atsh
Artikuj të ngjashëm
-
Më 2020 telefonat me 5G do të përbëjnë 15 për qind të tregut global
-
Huawei ka livruar afro 7 milionë telefona 5G gjatë vitit 2019
-
Analistët besojnë se sivjet 20% e të gjithë telefonave nga segmenti i mesëm do të kenë 5G
-
“Qualcomm” pohon se deri në vitin 2021 do të livrohen 450 milionë telefona 5G
-
Canalys: 5G do të jetë më i popullarizuar se 4G deri më 2023