Rusia është e përgatitur nëse Perëndimi përpiqet ta ndëshkojë duke e shkëputur atë nga interneti global, tha një këshilltar i lartë i presidentit rus, Vladimir Putin.
“Po, mund ta shtypni një buton dhe ta shkyçni një vend. Teknikisht, ne jemi gati për çdo veprim”, tha German Klimenko, transmeton rel.
Rusia është akuzuar për sulme kibernetike në vende të ndryshme.
Shtetet e Bashkuara kanë emëruar një këshilltar të posaçëm vitin e kaluar, për të hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në Amerikë, në vitin 2016, përmes fushatës së dezinformimit në mediat sociale.
Rusia tashmë është goditur nga një sërë sanksionesh amerikane.
Udhëheqësit në SHBA nuk e kanë diskutuar hapur mundësinë e shkyçjes së saj nga interneti.
-
Franca do të thërras ambasadorin rus lidhur me një fushatë sulmesh kibernetike
-
Putini akuzon Perëndimin se po përgatitet haptas për luftë me Rusinë
-
Putin nënshkruan ligj të ri për forcimin e kontrollit të FSB-së mbi internetin
-
Inteligjenca evropiane: Putini nuk synon paqe me Ukrainën, tenton ta mashtrojë SHBA-në
-
Çfarë mund ta bëjë Putinin që të ndalojë luftën në Ukrainë?