Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Përdoruesit e Facebookut po pakësohen në Evropë, statistikat “tmerrojnë” shefat e rrjetit social

Përdoruesit bazë të Facebookut kanë shënuar rënie në Evropë, ka raportuar kjo kompani gjatë publikimit të të ardhurave për tremujorin e fundit të këtij viti, e që bëhet çereku i dytë me radhë që shënon humbje të përdoruesve evropianë.

Ky lajm ka tmerruar shefat e rrjetit social, pasi Facebook ka më shumë përdorues në Evropë se sa që ka në SHBA, transmeton koha.net.

Në Evropë janë 370 milionë përdorues mujor të Facebookit ndërsa 242 milionë në SHBA.

Dy milionë përdorues kanë braktisur Facebookin në Evropë në baza mujore e 4 milionë në baza ditore.

Përdoruesit mujor aktiv në Evropë të Facebookit nga çereku i parë i këtij viti e deri te i treti kanë rënë për 2 milionë, nga 377 milionë sa ishin fillimisht në 375 sa janë tani, ndërsa ata ditor nga 282 milionë në 278 milionë.

{gallery}