Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Përdoruesit e Android Auto me qasje të plotë të listës së kontakteve

Gjiganti i kërkimit, Google, ka shtuar një veçori të re në aplikacionin për vetura Android Auto: mundësinë e qasjes së plotë të listës së kontakteve.

Njoftimi vjen në formë të postimit në forumin zyrtar të kompanisë.

“Duke filluar nga sot, ju tani mund t’i qaseni plotësisht listës suaj të kontakteve vetëm duke hapur menynë lartë-majta kur ndodheni në ndërfaqen e thirrjeve në Auto”, shkruan në postim, transmeton Koha.net.

Në fakt, menyja tani përmban një hyrje të re për “Kontaktet”, me të cilën mund të shfletoni listën e kontakteve pa asnjë kufizim. Megjithatë, mbani në mend se kjo veçori e re funksionon atëherë vetëm kur vetura është e ndalur.

“Sa herë që jeni në lëvizje, shfletimi do të jetë i kufizuar pas disa klikimeve (për të siguruar që fokusi të mbetet aty ku i përket – në rrugë)”, përfundon postimi i kompanisë në forumin e saj zyrtar.