Google ka prezantuar veçorinë e re të “Lensit” në konferencën e vet të përvitshme “I/O”.
Kjo veçori përdor kamerat e pajisjeve të përdoruesve për të dhënë informata lidhur me atë që jeni duke e shikuar me kamerën e telefonit.
Shefi i Google-it, Sundar Pichai, demonstroi kapacitetet e veçorisë së re në një lule të caktuar dhe më pas Google Asistenti i tregon çfarë lloji i lules është dhe e drejton te luleshitësi më i afërt.
Pas kësaj, Pichai zbuloi edhe një veçori të re të “Lensit” duke treguar veprimin. Gjatë një demonstrimi kamera e telefonit ishte drejtuar drejt një ruteri të WiFi-s dhe një kod në të cilin ishte i shkruar fjalëkalimi i rrjetit, dhe Google Asistent automatikisht e lidh telefonin me këtë rrjet interneti.
-
Google lanson versionin e ri të modelit të saj AI, Gemini 3
-
Shefi i Googlit: Mos i besoni verbërisht inteligjencës artificiale
-
WhatsApp teston heqjen e lajmeve të rreme me anë të IA-së
-
Bie Facebooku dhe Instagrami, përdoruesit raportojnë probleme me qasjen në platformë
-
WhatsAppi sjell veçori të re - komunikim pa numra telefoni