Tech

Pas problemeve me privatësinë, rikthehet ChatGPT

ChatGPT

ChatGPT

Qasja në ChatGPT është rikthyer në Itali.

Ai u ndalua nga autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave në fillim të prillit për shkak të shqetësimeve për privatësi.

OpenAI, i cili mbështetet nga Microsoft, tha se kishte "adresuar ose sqaruar" me sukses çështjet e ngritura.

Ai tha se politika e tij e privatësisë tani ishte e qasshme për njerëzit përpara se të regjistroheshin për ChatGPT dhe kishte një mjet të ri për të verifikuar moshën e përdoruesve.

Autoriteti italian i mbrojtjes së të dhënave, i njohur gjithashtu si Garante, e kishte kufizuar përkohësisht dhe kishte nisur një hetim mbi shkeljen e dyshuar nga aplikacioni i inteligjencës artificiale.

Ndërsa Garante kishte akuzuar OpenAI për dështimin për të kontrolluar moshën e përdoruesve të ChatGPT që supozohet të jenë 13 vjeç e lart, OpenAI tha se do të ofronte një mjet për të verifikuar moshat e përdoruesve në Itali pas regjistrimit.

Miliona njerëz kanë përdorur ChatGPT që nga fillimi i tij në nëntor 2022. Ai mund t'u përgjigjet pyetjeve duke përdorur gjuhë natyrale, si njerëzore dhe gjithashtu mund të imitojë stile të tjera shkrimi.